Tashmë është kthyer në një trend të padiskutueshëm, për të marrë vëmendjen e gjithë të pranishmëve. Qoftë vajzë ose djalë, zbulimi i gjinisë mbetet një kujtim tejet i veçantë. Tendencat e fundit na çojnë tek ngjyrat neutrale si pana, kapucino, por edhe e bardha dhe ngjyrat klasike identifikuese: blu dhe rozë. Dekore të veçanta dhe madhështore, janë tendenca e vitit 2024-2025, e po ashtu detajet identifikuese si team girl ose team boy. Organizimi i lojërave të tilla me integrimin e të ftuarve, e bën edhe më interesant dhe argëtues këtë moment. E për prindërit e ardhshëm, ky mbetet çasti më i bukur deri në momentin e takimit me frytin e tyre të dashurisë. Oh baby!